Sport

Ukraina llogarit në tri pikë të sigurta ndaj Kosovës

Seleksionuesi i Ukrainës, Andriy Shevchenko, ka kërkuar nga të përzgjedhurit e tij vetëm fitore ndaj Kosovës, qoftë ajo me rezultat të ngushtë apo të thellë, shkruan sot Koha Ditore.

Shevchenko në konferencën për shtyp të mbajtur të enjten në Shkodër, ka insistuar se Ukraina ka udhëtuar për fitore në këtë ndeshje të rëndësishme eliminatore për botërorin “Rusia 2018”, duke pasur parasysh se po lufton për pozitën e parë në Grupin I.

Ai ka shfaqur respekt për ekipin e Kosovës, që e konsideron të rrezikshëm dhe insiston se po luan mirë në ndeshjet e fundit. Sipas tij, humbjet minimale ndaj Kroacisë dhe Finlandës janë një sinjal se Kosova ka ekip të fortë.Ndeshja eliminatore Kosovë – Ukrainë, luhet sot në Shkodër (20:45).