Aktuale

UNICEF shpërndan në mbarë botën videon e krijuar nga kosovarët (Video)

“Gjërat nuk ishin aq mirë, mirëpo tash ato kanë ndryshuar,” janë fjalët e Ganiut, 12 vjeçar, i cili tregon se si përmes ndihmës së UNICEF Kosova dhe partnerëve të sajë gjërat për familjen e tij kanë ndryshuar për të mirë.

Video është idejuar dhe krijuar nga agjensioni i komunikimit Republika Communications në Prishtinë, si pjesë e kampanjës #fightunfair.

Kjo video është vlerësuar dhe përzgjedhur nga zyra qëndrore e UNICEF në New York që të shpërndahet me audiencë botërore, duke u bërë kampanja vetedijësuese e parë nga Kosova që të ketë shtrirje mediatike në mbarë botën.

REPUBLIKA Communications Agency është njera nder agjencite me te suksesshme kosovare e bazuar ne Prishtinë me një portofolio shume te pasur te Institucioneve Internacionale ne Kosove si dhe gjithmone në rritje të klientëve lokal dhe atyre ndërkombëtar.

Agjencia ofron shërbime të integruara te marketingut, si dhe specializon ne organizimin e eventeve me te medha qe organizohen ne Kosove si dhe njihet si agjencioni me idete me inovative ne fushatat e tyre te pergjegjesise sociale korporative, si dhe te krijimit te platformave unike reklamuese per dallimin e klienteve te tyre ndaj te tjereve.

“Qëllimi kryesore i REPUBLIKES është gjetja e mënyrave inteligjente dhe imagjinative të evoluimit të brendit te klienteve tone, duke percjellur strategjine aftagjate te planifikimit komunikues”, thote Dukagjin Lipa, CEO i REPUBLIKA Communications Agency.

UNICEF ka qenë e pranishme në Kosovë gjatë dekadës së fundit, për të mbështetur shërbimet bazë për fëmijët që kanë nevojë për ndihmë të menjëhershme.

Që atëherë, UNICEF Kosova ka qenë i përfshirë në mënyrë aktive në mobilizimin e burimeve, lehtësimin e dialogut mes qeverisë, shoqërisë civile, dhe komunitetit të donatorëve për të siguruar një jetë më të mirë për çdo fëmijë në Kosovë.