Rajon & Botë

UNICEFF jap lajmin e hidhur: Vriten 19 fëmijë në Jemen

Të paktën 19 fëmijë u vranë në sulmet ajrore në veri të Jemenit fundjavën e kaluar, dhe po kaq mbetën të plagosur, bëri të ditur UNICEF në një deklaratë të enjten.

“UNICEF me trishtim konfirmon se sulmi i fundit në Al-Jawf, në veri të Jemenit, më 15 shkurt, mori jetën e 19 fëmijëve (tetë djem dhe 11 vajza) dhe plagosi 18 të tjerë (nëntë djem dhe nëntë vajza të tjera)”, tha Sara Beysolow Nyanti, Përfaqësuese e UNICEF-it në Jemen.

Të shtunën e kaluar, rebelët Huthi deklaruan se avionët e koalicionit arab të udhëhequr nga Sauditët kishin në objektiv qarkun Al-Masloub të provincës Al-Jawf me disa sulme, duke vrarë 35 civilë dhe duke plagosur disa të tjerët.

Sulmi u dënua nga OKB. “Ne mbanim shpresë për arritjen e paqes në Jemen. Por përshkallëzimi shqetësues i dhunës gjatë javëve të fundit është një kthim i ngjarjeve të rënda që fëmijët në Jemen vazhdojnë të mbajnë barrën më të rëndë të konfliktit”, tha Nyanti.

UNICEF u bëri thirrje të gjitha palëve në konflikt të mbrojnë jetët e fëmijëve duke i dhënë fund kësaj lufte brutale, para së gjithash. “Vuajtjet e përditshme të fëmijëve në Jemen nuk duhet të harrohen ose të kalojnë pa u vënë re”, shtoi ajo.

Jemeni është kapluar nga dhuna dhe kaosi që nga viti 2014 kur rebelët Houthi të mbështetur nga Irani pushtuan pjesën më të madhe të vendit, përfshirë kryeqytetin Sana.

the authorGazetaKNN