Sport

Unitedi rrit ofertën për Pogban

Manchester Unitedi ka bërë ofertë prej 125 milionë euro për Paul Pogban raporton e përditshmja italiane La Gazzetta dello Sport.

Skuadra e Jose Mourinhos me çdo kusht e duan rikthimin e francezit në Old Trafford, dhe janë të gatshëm që të thyejnë rekordin botëror të transferimit për mesfushorin e Juventusit.

Raportohet gjithashtu se Pogba do të përfitojë 20 përqindëshin e shitjes, 25 milionë euro.