Rajon & Botë

Uragani Matthew, të paktën 339 të vdekur në Haiti

Numri i viktimave në Haiti nga uragani Matthew ka arritur në të paktën 339 persona, teksa ekipet e shpëtimit për herë të parë arritën në qytetet e izoluara që janë shkatërruar nga stuhia e fuqishme.

Shkatërrimi që ka lënë ky uragan në Haiti ka rritur frikën se atje mund të shpërthejë epidemia e kolerës, përderisa vërshimet nga stuhia kanë ndotur ujin e rezervat e ushqimit janë të pakta.

Stuhia e fuqishme është nisur drejt veriperëndimit të Shteteve të Bashkuara, duke bërë që presidenti Barack Obama të shpallë gjendje të jashtëzakonshme në Florida dhe Karolinën Jugore. Këto shtete i janë bashkuar shtetit Georgia, ku guvernatori atje ka urdhëruar evakuimin e të paktën tre milionë njerëzve, që jetojnë në zonat bregdetare.

“Kjo stuhi është përbindësh”, ka deklaruar guvernatori i Floridas, Rick Scott, duke shtuar se kjo stuhi është vdekjeprurëse, andaj duhet treguar kujdes.

Qendra Kombëtare e Urganëve në SHBA e ka vendosur uraganin “Matte” në “kategorinë katër”, duke e cilësuar atë si një prej stuhive më shkatërruese, që është në gjendje të përmbytë sipërfaqe të mëdha; duke shkulur pemë, të shkatërrojë linja të energjisë dhe të
shkatërrojë ndërtesa.
Erërat e tij konsiderohen se mund të arrijnë deri në 251 kilometra në orë.