Sport

‘Uroj sikur Messi të luante për Brazilin’

Trajneri i Kombëtares së Brazilit në futboll, Tite, ka thënë se do të donte shumë që ylli argjentinas Le Messi të mundë të luante për kombëtaren braziliane.

Ai e pranon se dëshira e tij do të ishte sikur Messi të lindte në Brazil dhe të përfaqësonte Brazilin në vend të Argjentinës, shkruan Express.

“Po, shumë do të doja sikur Messi të ishte lindur në Brazil,” ka thënë Tite për AS.

Ai ka thënë se përkundër rivalitetit mes Brazilit dhe Argjentinës, prapëseprapë Messi admirohet nga brazilianët.

“Messi është i paparë. Shkathtësitë e tij kreative janë të jashtëzakonshme; jashtë normales. Ai ia del të shohë atë që të tjerët nuk e shohin,” ka shtuar ai./Gazeta Express/