Acidi folik është pjesë e vitaminave B dhe mungesa e tij çon në zhvillimin e disa problemeve shëndetësore.
Ai është i rëndësishëm për funksionimin siç duhet të sistemit nervor, pasi promovon prodhimin e neurotransmetueve -substancat kimike që lejojnë qelizat nervore të komunikojnë me njëra-tjetrën. Acidi folik mbron sistemin kardiovaskular duke ulur tensionin e lartë të gjakut dhe parandaluar mpiksjen e gjakut.
Ai është gjithashtu i mirë për prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut, që transportojnë molekulat e oksigjenit. Po kështu, kjo lëndë ushqyese është shumë e rëndësishëm tek gratë shtatzëna. Mosmarrja në dozë të mjaftueshme e tij çon në defekte në lindje.
Ushqimet e pasura me acid folik janë: Thjerrëzat, fasulet, spinaqi, brokoli, drithërat, barishtet etj.