Rajon & Botë

Ushtria kineze ndërton bazën e parë ushtarake jashtë vendit

Trupat kineze janë nisur me anije drejt Xhibutit për ta ndërtuar bazën e parë ushtarake jashtë vendit, raportojnë mediat vendore.

Kina thotë se baza përkrahëse do të përdorët për ruajtjen e paqes dhe ndihma humanitare në Afrikë dhe Azinë Perëndimore, transmeton Express.

Po ashtu, do të përdorët edhe për bashkëpunim ushtarak, ushtrime detare dhe misione të shpëtimit, raporton agjencia kineze e lajmeve Xinhua.

Kina i ka rritur investimet në Afrikë, si dhe e ka modernizuar me shpejtësi ushtrinë e vet në vitet e fundit.

Nuk dihet numri i saktë e trupave apo anijeje që janë nisur për në Xhibuti, e as kur do të fillojë punën baza./Express/

the authorE B