Rajon & Botë

Ushtria ruse ndërton avionin bombardues

Ushtria ruse është duke e ndërtuar një avion i cili mund të krijojë tensione ndërmjet superfuqive botërore, madje edhe të fillojë një luftë për krijimin e armëve të reja.

Rusia gjendet në fazat e fundit të konstruktimit të avionit i cili do të jetë në gjendje të transportojë armë nukleare kudo në botë për më pak se dy orë.

Sipas mediave ruse, avioni bombardues do të jetë gati në vitin 2020, dhe tregon fuqinë dhe dominimin e ushtrisë ruse e cila do të jetë në gjendje që të shpërndajë armë nukleare më shpejt se sa çdo superfuqi tjetër./KosovaPress/