Aktuale

Vajza ankohet se një person e përcillte derisa ishte me të fejuarin

Një femër në fshati Sllatinë e Madhe të Fushë Kosovës ka njoftuar policinë se derisa ishte me të fejuarin e saj, një person e ka kërcënuar.
Ankuesja femër K/Shqiptare ka njoftuar se derisa ishte me të fejuarin e saj mashkull K/Shqiptar, një person, i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pa shkas e ka përcjellë me automjet e në fund edhe e ka kërcënuar.

I dyshuari pas intervistimit me vendimin e prokurorit, dërgohet në qendrën e mbajtjes, thuhet në raportin 24-orësh të Policia. /Express/