Kuriozitete

Vajza, këta meshkuj nuk ju tradhtojnë kurrë

Bazuar në shkencë dhe në statistikë, këto janë shenjat që partneri juaj do t’ju qëndrojë besnik, pavarësisht rrethanave të jetës. Për të arritur këtë besnikëri, e shkuara, e tashmja dhe e ardhmja do të vihen në funksion, ndërsa ju gjithashtu keni rolin tuaj të pashlyeshëm.

Pavarësisht se nuk mund të parashikohet me siguri se cilat do të jenë veprimet e dikujt, studimet mund të ngushtojnë tiparet që janë statistikisht më të zakonshme te njerëzit që tradhtojnë dhe ata që qëndrojnë besnikë.

1 Dërgon në shtëpi të njëjtën sasi parash. Një studim i fundit nga kërkuesit amerikanë tregoi se partnerët kishin më pak gjasa të tradhtonin nëse sillnin të njëjtën sasi parash në shtëpi. Burrat kishin më tepër gjasa të tradhtonin nëse bënin shumë më tepër para sesa partnerja e tyre dhe kishin po ashtu gjasa tradhtie nëse bënin shumë herë më pak para. Ndaj, nëse keni të ardhura pak a shumë të njëjta, statistikat tregojnë se marrëdhënia juaj mund të jetë e qëndrueshme.

2 Shokët e tij janë gjithashtu besnikë. Njerëzit kanë më shumë gjasa të tradhtojnë nëse miqtë e tyre janë gjithashtu tradhtarë të partnereve të tyre. Këtë zbulim e mbështet Gary Newman, autor i librit E Vërteta Rreth Tradhtisë, sipas të cilit një mashkull me shokë besnikë priret të jetë po ashtu besnik. Kjo jo vetëm prej ndikimit që ka shoqëria te njerëzit, por edhe te fakti që dikush gjen veten te miqtë që përzgjedh.

3 Ai ndien dashurinë dhe besimin. Sipas një studimi të kryer nga ekspertët e marrëdhënieve, shumica e burrave nuk tradhtojnë sepse janë të pakënaqur seksualisht. Ata tradhtojnë sepse kërkojnë kënaqësi emocionale te një person tjetër, pasi partnerja e tyre nuk është e gatshme t’ia dhurojë këtë lloj ndjesie.

4 Ai është ekstrovert. Duhet të dini se ekstrovertët kanë më pak gjasa të ndjekin rrymën dhe ndikimin prej të tjerëve. Kërkimet tregojnë se introvertët janë në fakt më të prirë të tradhtojnë sepse kanë më shumë gjasa të bien dakord me dikë që i ofron diçka. Ndaj, edhe nëse partneri juaj është gjithnjë duke njohur njerëz të rinj, ju mund të jenë në pozicion të sigurt.

5 Duket si lloji i mashkullit që nuk tradhton. Sipas një studimi që mori goxha kohë, ju mund t’i besoni instinktit tuaj kur vjen puna te djemtë që duken sikur nuk janë në gjendje të tradhtojnë. Nëse instinkti juaj ju thotë “jo”, atëherë është një ide e mirë ta dëgjoni zërin brenda vetes.

6 Ai dëgjon muzikë heavy metal. Disi e pabesueshme, por e vërtetë. Meshkujt që preferojnë muzikën heavy metal kanë më pak gjasa të tradhtojnë nga të gjithë meshkujt me preferenca të tjera muzikore.

7 Ka familje të madhe. Tradita familjare ndikon shumë në sjelljet e një personi. Nëse partneri juaj ka një familje të madhe, atëherë gjasat e tradhtisë janë edhe më të pakta. Studimet tregojnë se tradhtarët janë kryesisht fëmijë të vetëm. Por ky nuk është i vetmi detaj.

8 E ka të vështirë të sillet në qejf. Një studim disi i trishtë i publikuar në revistën Arkivat e Sjelljes Seksuale tregoi se burrat që ngacmoheshin më lehtë nga ana seksuale e kishin më të lehtë të tradhtonin.

9 Ai ka etikë sjellje. Besojeni ose jo, meshkujt që janë më të sofistikuar në sjellje sipas sondazheve e kanë më të rëndë të tradhtojnë partneren. Personat që i kushtojnë rëndësi etikës së tyre dhe standardeve morale, e vlerësojnë negativisht sjelljen e tradhtisë.

Çfarë sugjeron psikologjia për të tërhequr partnerin?

Tregojini partnerit tuaj se cilën pjesë të trupit të tij pëlqeni më tepër, qofshin këto sytë e shndritshëm, rrudhja e lezetshme e hundës apo buzët simetrike. Mos hezitoni t’i bëni të ditur se ju keni vënë re diçka veçanërisht speciale tek ai, pasi kjo i krijon ndjesinë se ju keni treguar vëmendje ndaj tij.

Bëjani të ditur se cila ngjyrë apo veshje i shkon më tepër dhe që gjithashtu ju pëlqen edhe juve kur ai e vesh. Tregojini se çfarë i kombinon me stilin e tij dhe do të merrni në këmbim vlerësim dhe dashamirësi nga partneri.

Theksojini diçka që ai jua ka zbuluar dhe që për ju ka sjellë lumturi. Nuk ka rëndësi të jetë ndonjë ngjarje e madhe, çfarëdo risie që partneri juaj ka sjellë në lidhje dhe që ju ka bërë të lumtur, e bën pjesën e vet.

Komplimentojini shijet. Mos harroni që ju jeni një nga zgjedhjet e tij dhe se ka disa kategori që ai mund të jetë më i zoti të bëjë zgjedhje. Kjo do ta bëjë partnerin tuaj të ndihet i vlerësuar dhe do të tërhiqet më shumë nga ju.

Mos hezitoni t’i tregoni partnerit një moment kur ai ju ka bërë të ndiheni më mirë me veten. Është gjithnjë me rëndësi që të nënvijëzoni ndikimin e tij te ju dhe se sa i rëndësishëm është ai për mirëqenien tuaj shpirtërore.

Përgëzoni miqtë ose familjarët e tij, sepse ata janë personat e tij më të afërt dhe njerëzit që ai ka më shumë për zemër. Gjithashtu mos harroni të lini pa përmendur sensin e tij të humorit.