ShowBiz

Vajzat e presidentit të Azerbajxhanit tentuan të blejnë banesë për 66 milionë euro në Londër

Dy vajzat e presidentit të Azerbajxhanit janë përpjekur ta blejnë një banesë që kushton 60 milionë funte apo rreth 66 milionë euro në Londër. Këtë blerje ato u munduan ta bëjnë përmes një kompanie që nuk ishte e regjistruar në Azerbajxhan. Gjykata e ka vlerësuar këtë rast si tentim për shpërlarje parash.

Leyla dhe Arzu Aliyeva kërkuan që t’i blejnë dy banesa, të cilat më pas do t’i bashkonin dhe do ta krijonin një apartament të vetëm. Kjo marrëveshje e vitit 2015 ishte pjesë e një blerjeje më të madhe të pronës nga presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev. Leyla Aliyeva e kishte nisur procedurën e blerjes në të njëjtën kohë kur ishte ndarë nga Emin Agalarov, biznesmen dhe yll i popit në Azerbajxhan.

Hollësitë për këtë rast u zbuluan në një seancë gjyqësore kundër përfaqësuesit ligjor që e kishte kryer transaksionin. Khalid Sharif. Ai dështoi që t’i kalonte kontrollet për pastrim parash dhe u dëshmua se e ka thyer kodin e etikës profesionale. Gjykata e ndëshkoi atë me 105 mijë euro gjobë. Ai është profesionisti i parë britanik që ndëshkohet nga gjykata që nga publikimi i skandalit të “Panama papers”, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

the authorBurbuqe Metolli