Sport

Valencia i jep shpresë Arsenalit për Mustafin (Foto)

Shkodran Mustafi mund të transferohet në Arsenal gjatë kësaj vere

Trajneri i Valencias, Pako Ayestaran në fillim të kësaj jave kishte deklaruar se klubi nuk do ta shes mbrojtësin shqiptar, Shkodran Mustafin.

Por, sipas gazetarit të Sky Sport, Kaveh Solhekol, Mustafi së bashku me menaxherin e vet janë takuar me zyrtarët e Valencias.

Sipas Sky Sport, mbrojtësit shqiptarë i është thënë se mund të largohet nga Mestalla nëse Arsenali bën një ofertë të mirë.

Thuhet se Arsenali është i gatshëm të shpenzoj 26 milionë funte (30 milionë euro) për reprezentuesin e Gjermanisë.