Sport

Valverde: Këtë lojtar e dua në Barcelonë (Foto)

Ernesto Valverde, trajneri i Barcelonëçs, dëshiron që ta transferoj mesfushorin brazilian, Paulinho
E përditshmja sportive katallane, Mundo Deportivo, ka zbuluar se trajneri i ri i Barcelonës, Ernesto Valverde ka kërkuar nga drejtyuesit e klubit transferimin e mesfushorit brazilian, Paulinho nga ekipi kinez.

Gjiganti nga La Liga do të fillojë edhe një herë përpjekjet për transferimin e yllit të klubit kinez, Guangzhou Evergrande.

Por, Barcelona, edhe cila më herët është refuzuar nga Guangzhou, nuk do ta ketë të lehtë ta transferoj brazilianin.

Madje, presidenti i klubit kinez, Xu Jiayin i ka bërë me dije Barcelonës që të mos lodhet në këtë drejtim.

“Nuk duhet ta konsiderojmë vetëm çështjen financiare të klubit por po ashtu edhe situatën specifike të sezonit tonë”, ka Jiayin.

“Paulinho ka një mundësi jetësore për t’iu bashkuar Barcelonës dhe ne i japim rëndësi kësaj çështjeje, por nuk e lejojmë të largohet midis sezonit”, ka thënë ai. /Express/