Aktuale

Varrosen mbetjet mortore të viktimave shqiptare nga masakrat e vitit 1913

Sot në Zajaz të Kërçovës, do të varrosen mbetjet mortore të viktimave shqiptare nga masakrat e vitit 1913, dhe deri pas luftës së dytë botërore që u gjetën në disa varreza masive.

Me kërkesë të këshillit organizativ për zbulimin e krimeve ndaj shqiptarëve në shekullin e kaluar, Ali Ahmeti, si iniciator i aktiviteteve për zbardhjen krimeve gjenocidale ndaj shqiptarëve, do të mban fjalë rasti para të pranishmëve, bashkë me Bekim Jashari, kryetar i Skenderajt, dhe Pandeli Majko, ish-kryeministër dhe tash minister i Diasporës.

Sipas njw njoftimi, varrimi i mbetjeve mortore të viktimave të gjenocidit ndaj shqiptarëve do të bëhet në Qendrën Përkujtimore “Nëna Shqiptare” në Zajaz të Kërçovës me fillim në ora 13:00./KosovaPress/

the authorE B