Aktuale

Varroset personi që e vrau gruan dhe renë

61 vjeçarit Hasan Krasniqi i është dhënë lamtumira e fundit në varrezat e fshatit Grashticë të Prishtinës.

Ai, dy ditë më parë, në lagjen “Dardania” kreu një krim të trefishtë pasi vrau gruan e tij [Hysnije Krasniqi] një vit më të re, renë 28 vjeçare [Remzije Krasniqi] dhe në fund edhe veten.

Hysnije Krasniqi do të varroset sot në ora 13:00 në varrezat e Zllatarit në Matiqan ndërsa Remzije Kamberi-Krasniqi pritet të varroset në orën 16:20 në varrezat e Dragodanit.