Tech

Vatikani do të hapë zyrtarisht galerinë NFT për të “demokratizuar artin”

Më 2 maj, u zbulua se Vatikani do të hapte një galeri arti  (NFT) në mënyrë që njerëzit nga e gjithë bota të mund të shihnin veprat e artit, dorëshkrimet dhe objektet e tjera në koleksionin e tij.

Vatikani është shtëpia e disa prej veprave dhe artifakteve më të bukura në botë, të cilat janë vendosur atje. Muzetë e Vatikanit u krijuan në shekullin e 16-të dhe tani përfshijnë mbi 800 vepra arti, duke përfshirë vepra të piktorëve të Rilindjes si Michelangelo dhe Raphael, si dhe vepra më bashkëkohore nga artistë si Wassily Kandinsky dhe Vincent van Gogh.

Nuk dihet ende nëse elementë të koleksionit të Vatikanit do të ofrohen për blerje si NFT dhe as kur do të jenë të casshme.