Aktuale

Vazhdohet paraburgimi ndaj Rexhep Selimit

Paneli i Apelit i Gjykatës Speciale ka vendosur në lidhje me ankesën nga ish deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimit, për vazhdimin e paraburgimit.

Kjo ankesë është refuzuar, duke vendosur kështu që Selimit t’i vazhdohet paraburgimi.

Në vendimin e apelit është thënë se ekzistojnë sërish rreziqet e përmendura më herët nëse Selimi mbrohet në liri.

Selimit i është kërkuar që shkresat në lidhje me vendimin e Apelit t’i dërgojë deri 10 ditë pas marrjes së tij.