Aktuale

Vazhdojnë punimet në rregullimin e trotuareve dhe rrugëve në Rahovec

Rregullimi i trotuareve, kubëzimi i rrugëve, rregullimi i ndriçimit publik dhe krijimi i hapësirave gjelbëruese, vazhdon të jetë në fokus të investimeve nga ana e Komunës së Rahovecit.

Një investim në rregullimin e trotuarit, ndriçimit publik dhe krijimit të hapësirave gjelbëruese publike është duke u realizuar në rrugën e “UÇK-së”, në anën e majtë në qytetin e Rahovecit, projekt ky i cili është në bashkëfinancim me DEMOS-in Zviceran.

Projekt tjetër që është duke u realizuar është edhe ai për rregullimin e rrugës dhe afër ShFMU “7 Shtatori”, në qytetin e Rahovecit.

Punimet në realizimin e këtyre dy projekteve me rendësi për banorët e qytetit të Rahovecit, sot nga afër i ka parë edhe kryetari i Komunës së Rahovecit Idriz Vehapi, i cili më këtë rast nga kompanitë të cilat janë duke punuar në të dy projektet ka kërkuar që cilësia të jetë ashtu siç edhe kërkohet në kontratën e nënshkruar nga ana e operatorit dhe Komunës së Rahovecit.