Aktuale

Vazhdojnë sulmet e Erdoganit, thotë se Haradinaj priti në takim “familjarët e terroristëve”

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan nuk e ka ndërmend të ndalet së sulmuari kryeminstrin kosovar, Ramush Haradinaj.
Pasi tha se Haradinaj do të jap llogari për shkarkimin e ministrit të brendshëm dhe drejtorit të AKI-së, Erdogan tani ka bërë akuza të reja.

Në një tubim të partisë së tij, ai ka thënë se Haradinaj i ka pritur në takim “familjarët e terroristëve”, duke aluduar në takimin e këshilltarëve të kryeministrit me familjarët e shtetasve turq të deportuar.

“Duke i pritur familjet e terroristëve të FETO-s, Haradinaj ka bërë të njëjtën gjë kur Franca i priti në Pallatin Elize terroristët kurdë”, ka thënë Erdogan.

Ai theksoi se veprimi i kryeministrit të Kosvovës është i turpshëm.

Sipas Erdoganit, ky nuk do të jetë as operacioni i parë dhe as i fundit, dhe se kosovarët duhet të kërkojnë llogari për atë që ka bërë Haradinaj.

E Haradinaj në reagimin e tij të parë, tha se askush s’mund të përzihet në punët e Kosovës. /Lajmi.net/