Aktuale

Vazhdon rritja e rasteve të vdekjes nga koronavirusi

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 1.612 raste të reja nga 13.953 teste.

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 32 raste të vdekjes si pasojë e koronavirusit.

Gjatë 24 orëve janë shëruar 2.460 pacientë, ndërkohë që numri i përgjithshëm i të shëruarve është 119.471.

Ndërsa raste aktive janë 26.524 kujtojmë se ditët e fundit numri i rasteve me virusin korona është në rritje./ATVLIVE/