Aktuale

Vazhdon trendi alarmant në kryeqytet, vetëm sot 249 raste me COVID

Komuna e Prishtinës, që nga e enjtja e deri të shtunën, i ka pasur 554 raste të infektuara me koronavirus.

Përgjatë të shtunës, në këtë lokalitet, bënë më dije Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, u paraqitën 249 raste të reja me Covid-19, prej gjithsej 514 të infektuarve, shkruan Gazeta Express.

Shifra e rasteve me virus është dukshëm më e lartë sesa me komunat e dytë pasuese – Gjilani me 32 raste.

Megjithatë, rritja enorme e numrit të rasteve po shpjegohet si rritje e numrit të testeve diagnostikuese për virusin korona.

Sidoqoftë, përgjatë të premtes, kryeqyteti pranoi edhe 188 raste të reja, sipas IKSHPK’së, duke prirë si komuna me më së shumti të infektuar përbrenda një dite.

Prishtina dallonte dukshëm nga shifrat e Covid-it edhe përgjatë të enjtes. Përgjatë kësaj dite, Prishtina i pati 117 të diagnostikuar me virusin nga familja SARS-COV2.

Komiteti për parandalim të koronavirusit, në bashkëpunim me Ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, kanë marrë masa të reja anti-Covid në nivel të përgjithshëm. Nuk dihet nëse do ndërmerren masa të veçanta për kryeqytetin.

the authorSamir Dalipi