Aktuale

Vdekjet në paraburgim janë gjithmonë shqetësuese

Ambasadori amerikanë në Kosovë, Greg Delawie, përmes një shënimi në faqen e tij në Twitter, ka thënë se vdekjes si ajo e Astrit Deharit, në paraburgim, janë shqetësuese.

Delawie ka përshëndetur përfshirjen e vëzhguesve të pavarur në hetim, duke thënë se tashmë me rëndësi është të dihen faktet.

“Vdekjet në paraburgim janë gjithmonë shqetësuese, e rëndësishme është të gjinden faktet. E mirëpres propozimin e ministrisë së Drejtësisë për përfshirjen e vëzhguesve të pavarur në hetim”, ka shënuar Delawie.  /KosovaPress/