Aktuale

Vdes 68-vjeçarja që kërceu nga kati i tretë i Spitalit të Gjakovës

68-vjeçarja nga rajoni i Gjakovës, e cila para disa orëve ka tentuar të bëjë vetëvrasje duke u hedhur nga kati i tretë i spitalit të këtij qyteti, ka ndërruar jetë pas lëndimeve të marra.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Express, zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Kris Gjoka.

“Gruaja ka qenë 63-vjeçare. Pacientja nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë. 68-vjeçarja kreu vetëvrasje, pasi që e njëjta ka kohë që ka qenë e shtrirë në repartin e Pulmologjisë në spitalin e Gjakovës”, ka thënë Gjoka për Express.

Viktima, sipas policisë, ka qenë shtetase kroate e martuar me një kosovar. /GazetaExpress/