Aktuale

Vdes ciceroni i parë i Kompleksit Memorial “Adem Jashari”

Ciceroni i parë i Kompleksit Memorial “Adem Jashari”, Rifat Bejta, ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm. Lajmin për këtë e ka bërë të ditur ish kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, i cili ka shprehur dhimbjen për ndarjen nga jeta të Bejtës.

Lushtaku ka thënë se lajmin për ndarjen nga jeta të veprimtarit të çështjes kombëtare e kanë marrë me dhimbje të madhe.

“Më dhembje të thellë sot mora lajmin për ndarjen nga jeta të veprimtarit të çështjes kombëtare, mësimdhënësit, veteranit të UÇK-së, ciceronit të parë të Kompleksit Memorial “Adem Jashari”, Rifat Bejta. Ai gjithë jetën ia kushtoi atdheut. Jetëshkrimi i tij është jetëshkrim i një patrioti të madh që nuk u ndal asnjëherë për të punuar në shërbim të vendit! Ngushëllimet më të sinqerta për familjen Bejta”, ka shkruar Lushtaku në rrjetin social Facebook. /FaktePlus