Arsim & Kulturë

Vdes këngëtari i famshëm kroat Oliver Dragojeviq

Gati një vit pas diagnostikimit me kancer në mushkri, ka vdekur një prej këngëtarëve më të njohur kroat Oliver Dragojeviq. Dragojeviq ka vdekur sot në orën 5:00 të mëngjesit në Spitalin e Splitit.

I njohur si një nga këngëtarët e rrallë nga trevat ballkanike që kishte kënduar në Carnegie Hall të Nju Jorkut, Royal Albert Hall të Londrës, Olympia të Parisit dhe Opera House të Sidneyt kishte refuzuar të këndonte në Beograd pas luftës ndërmjet serbëve dhe kroatëve sikurse edhe në Mal të Zi për faktin që nga toka malazeze ishte bombarduar qyteti mijëvjeçar i Dubrovnikut.

Kur ishte pyetur nëse ndonjëherë do të ndërronte mendim pasi ftesat po i përsëriteshin për të kënduar në Beograd, Dragojeviq kishte thënë se nuk ka ndryshuar mendj e dhe se publiku serb mund ta dëgjojë nëpër koncerte nëse u nuk u bie larg të udhëtojnë.

Por, cfarë kishte kujtuar ai nga koha e paraluftës në kryeqytetin serb. ” Ka pasur njerëz shumë të mirë atje” kishtë thënë Dragojeviq.