Aktuale

Vdesin katër pacientë në Gjakovë, dy pozitivë me Covid-19, dy të tjerë të dyshuar

Edhe katër pacientë kanë vdekur sot në Spitalin e Gjakovës, dy prej tyre pozitivë me Covid-19, ndërsa dy të tjerë janë të dyshuar për koronavirus.

Kështu ka njoftuar Spitali i Përgjithshëm i Gjakovës, përmes një postimi në Facebook.

Viktimat janë nga tre nga komuna e Gjakovës dhe një nga fshati Bellacerk i Malishevës, përcjell lajmi.net.

Njoftimi i plotë: 

Të nderuar,

•Raporti 24 orësh për spitalin e Gjakovës, date 28.07.2020 ora 8 gjendja është:

• 51 pacientë të hospitalizuar janë trajtuar për Covid
• 16 pacientë të konfirmuar COVID-19 POZITIV ,
• 31 pacientë të pakonfirmuar,
• 32 pacientë me oksigjeno terapi,
• 2 pacientë CPAP maske.
. 4 pacientë janë në gjendjes kritike

• 4 pacientë kanë vdekur (2 pozitiv në Covid-19 dhe 2 të dyshuar për Covid)
1. Q.F. viti i lindjes,1959,Bellacerk, Malisheve
2. S.D. viti i lindjes, 1940, Gjakovë
3. S.H. viti i lindjes , 1944,Cërmjan, Gjakovë
4. D.D. viiti i lindjes , 1937, Damjan Gjakovë

•3 mjek janë Covid pozitiv dhe 7 infermiere covid pozitiv dhe 1 stafe teknik.

Duke respektuar udhëzimet na ndihmoni neve ! /Lajmi.net/ 

the authorSamir Dalipi