ShowBiz

Vedat Ademi i ka disa fjalë për këngëtarët që kanë shumë klikime në Youtube (Foto)

Edhe pse shpesh herë diskutohet për numrin e klikimeve në kanalin e “Youtube” që shumë artistë shqiptarë marrin falë projekteve të tyre muzikore, së fundmi ka ardhur edhe një reagim nga këngëtari i njohur, Vedat Ademi.

Vedati, i cili ka vetëm pak javë që ka publikuar projektin e tij të ri muzikor në bashkëpunim me J.Gashi “Thirrëm Dashuri”, përmes një postimi të bërë në rrjetin social Instagram, ka “thumbuar” këngëtarët shqiptarë të cilët suksesin e tyre e matin me numrin e klikimeve në “Youtube”.

Sipas Vedatit, klikimet në “Youtube” nga artistët shqiptarë janë të vjedhura. Këngëtari ka publikuar një këngë të artistit me famë botërore Bon Jovi të titulluar “This House Is Not For Sale”, e publikuar më 12 gusht të këtij viti, i cili për 1 javë ka marrë 1.717.123 klikime.

“Nuk di çfarë të të them more Bon Jovi, vetëm di të them që iu vjen anash me klikime ‘këngëtarëve’ tanë”, shkruan bashkangjitur postimit të tij artisti./TMA.