Aktuale

Vehapi insekton punimet në kubëzimin e rrugëve në Krushë të Madhe dhe Brestoc

Kryetari i komunës së Rahovecit ka inspektuar punimet në kubëzimin e rrugëve në fshatrat Krushë e Madhe dhe Brestoc.

Banorët e këtyre fshatrave e kanë falënderuar kryetarin që përmes realizimit të këtyre projekteve kapitale në infrastrukturë dhe në projekte të tjera, po ua lehtëson lëvizjen e tyre, pasi që infrastruktura rrugore vërtet kanë qenë në një gjendje jo të mirë.

Kryetari Vehapi u tha banorëve se nga buxheti komunal në vazhdimësi janë duke bërë investime kapitale në infrastrukturë rrugore.

Sipas tij investime në të mirë të banorëve, të fshatrave Krushë e Madhe, Brestoc dhe në gjithë territorin e komunës së Rahovecit, do të ketë në vazhdimësi pasi që këto janë të parapara edhe me planifikimin e buxhetit për vitin 2017./KosovaPress/