Aktuale

Veliu: Po e presim përgjigjen e VV-së, e kemi bërë ofertën tonë

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu ka thënë sot se oferta e tyre për Vetëvendosjen është e qartë dhe se janë duke pritur përgjigjen nga Lëvizja Vetëvendosje.

Pas homazheve të varri i ish presidentit Ibrahim Rugova, Veliu tha se në mbledhjen e sotme të kryesisë nuk do të ketë diçka lëvizje sa i përket ndryshimit të qëndrimit për koalicion.

“Ne kemi dhënë ofertën tonë dhe jemi në pritje që LV të deklarohet përndryshe diçka tjetër nuk kemi. Është çështje e kryesisë sot nuk e di çka do të vendosë kryesia, oferta jonë është ajo çka është dhënë është parimore, sigurisht që edhe kryesia e LDK do të qëndrojë aty”, thotë nënkryetari i parë i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Duke folur për marrëveshjen që të nisin fluturimet në mes të Prishtinës dhe Beogradit, Veliu thotë para mediave që e përkrahin çdo lëvizje që ka për qëllim normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

“Po çdo lëvizje pozitive që çon ka normalizimi i marrëdhënieve me fqinjët ne e vlerësojmë si pozitive dhe sigurisht që ne kontribuojmë në këtë çështje”, tha Veliu. /Lajmi.net/

the authorGazetaKNN