Aktuale

Veliu tregon se a ka sot takim VV-LDK, kënd e fajëson

Nënkryetari i  parë i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu ka thënë se janë Lëvizja Vetëvendosje ata që duhet të gjejnë zgjidhje që të merren vesh për bashkëqeverisje. I njëjti ka konfirmuar se sot gjatë ditës nuk do të ketë takim për t’u marrë vesh në mes të Albin Kurtit e Isa Mustafës.

Lidhja Demokratike e Kosovës po thotë se është Lëvizja Vetëvendosje që duhet të gjejë një zgjidhje për të vendosur përfundimisht a do të merren vesh për koalicion.

Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu ka thënë se partia e Albin Kurtit është në pozicion që të ofrojë zgjedhjen, i pyetur për kushtet që kanë vënë Lidhja Demokratike në takimet e fundit.

”Ata duhet me e gjetë zgjidhje, janë në pozicion që duhet me ofru zgjidhje”, deklaron Veliu pëe express.

Rrjedhimisht, nënkryetari i parë i LDK-së, ka thënë se sot nuk do të ketë një takim në mes të dy partive, pas tri ditëve radhazi kur në Kuvend të Kosovës janë takuar dy liderët, të shoqëruar nga nënkryetarët.

“Sot nuk kemi me u taku” ka thënë ai shkurtimisht.

Veliu ndërkaq e ka konfirmuar se është pozita e kryeparlamentarit për të cilin nuk po pajtohen momentalisht me liderin e LV-së, Albin Kurtin.

“LDK i ka humbur zgjedhjet nuk është parti e parë, jemi të detyruar t’i presim hapat e LV-së që është përgjegjëse për krijim të institucioneve”, thotë ai.

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës janë takuar për tre ditë radhazi pas një pauze dy javore si përpjekje për të finalizuar marrëveshjen për koalicion.

Mirëpo, diskutimet kanë ngecur pasi që Lëvizja Vetëvendosje nuk ka pranuar që të negociojë me pozitën e kryeparlamentarin, post, të cilin e ka marrë njeriu i dytë më i votuar në LV pas Albin Kurtit, Glauk Konjufca./FaktePlus