Aktuale

Vendimi i PZAP-së për Nisman: 12 kandidatë i mbesin jashtë listës për deputet

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ka vendosur për ankesën e Nismas për moscertifikimin e listës zgjedhore të saj. Sipas vendimit të PZAP’së, 12 kandidatë të Nismas që janë të dënuar me vendim të formës së prerë kanë mbetur jashtë listës zgjedhore pasi që edhe PZAP’ja mori vendim për mos certifikimin e tyre.

Në ndërkohë lista zgjedhore e kësaj partie është certifikuar nga PZAP.

Kujtojmë që sipas pikës 3 të vendimit të PZAP’së, Nisma do të mbetet pa 12 kandidat për deputet.

Kjo pasi që të njëjtit nuk mund të zëvendësohen.