Aktuale

Vendosi KQZ-ja, Kosovës i shtohen edhe tri parti

Komisionin Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka marrë vendim në mbledhjen e radhës që të miratojë kërkesën e tri partive politike për regjistrim.

Bëhet fjalë për Iniciativës Politike “Partia Balliste”; Partinë Euroatlantike të Kosovës e udhëhequr nga deputeti Milaim Zeka dhe Partinë Demokratike të Diasporës.

“Konstatohet se me 8 vota për është regjistruar subjekti politik Partia Balliste me numër rendor 54″, tha kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka.

“Me 9 vota për është regjistruar Partia Demokratike e Diasporës (PEK), me numër rendor 55”, tha ajo.

“Me 9 vota për është regjistruar Partia Demokratike e Diasporës, me numër rendor 56”, shtoi Daka.

Në këtë mbledhje është parashikuar që të diskutohet edhe lidhur me rastet për Prokurorinë e Shtetit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të vitit 2017.

Zyrtarë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) kanë treguar për Agjencinë e Lajmeve FaktePlus se aktualisht janë 52 subjekte funksionale dhe me tri të rejat, numri arrin në total 55.

Kujtojmë se vendi pritet së shpejti të shkojë në zgjedhje të parakohshme pas caktimit të datës 22 gusht për mbajtjen e një seance ku pritet të bëhet shpërndarja e Kuvendit.