Aktuale

Venezuela: Vazhdojnë manifestimet kundër qeverisë, 24 të vdekur

Opozita e presidentit socialist të Venezuelës, Nicolas Maduro bëri thirrje për një manifestim tjetër të mërkurën në mbështetje të zgjedhjeve të përgjithshme të parakohshme, objektivi kryesor që prej një muaji i mobilizimit gjatë të cilit 24 persona janë vrarë.

Duke akuzuar institucionet e kontrolluara nga qeveria si bashkëpunëtore në grushtin e shtetit, deputeti i opozitës, Miguel Pizarro kërkoi një manifestim në drejtim të njërit prej këtyre institucioneve.

“Dje, tre persona u vranë në perëndim të vendit dhe shtatë të tjerë u plagosën”, sipas prokurorisë dhe autoriteteve.

Një ditë tjetër manifestimesh u zhvillua në qetësi ku mijëra opozitarë bllokuan rrugët e vendit për të kërkuar zgjedhje të parakohshme.

Protestat shpërthyen si pasojë e vendimit të Gjykatës Supreme për të marrë kompetencat e fraksionit opozitar, të dominuar nga Asambleja Kombëtare.

Kthimi mbrapsht i vendimit më pas nga gjykata nuk mjaftoi për të ndalur valën e manifestimeve, me mbështetësit e opozitës që kërkojnë zgjedhje të parakohshme.