Aktuale

Veprimet dhe deklaratat e kryeministrit Haradinaj, u shkaktojnë tensione politikanëve serbë

Vendimet dhe deklaratat e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj nuk po pëlqen aspak nga shteti fqinj, Serbia.

Kështu së fundmi, deklarata e Haradinajt për heqjen e kufijve mes Kosovës dhe Shqipërisë, e ka inatosur të ashtuquajturin drejtor për zyrën në Kosovë në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

Sipas tij ky hap i kryeministrit Haradinaj është ilegale dhe shkelje e rëndë e detyrimeve ndërkombëtare, transmeton Indeksonline.

Gjuriq po ashtu tha se çdo dredhi politike si kjo, krijon toka pjellore për konflikte të reja dhe largimin e rajonit nga zgjidhja.

“Unë ua tërheq vërejtjen atyre që janë përgjegjës në komunitetin ndërkombëtar se eskalimi i shpejtë i tensioneve të shkaktuara nga Prishtina duhet të ndalet. Të gjitha pasojat serioze që mund të lindin nga mosveprimi i tyre(komuniteti ndërkombëtar), do të jenë plotësisht përgjegjësi e tyre”, u shprehë Gjuriq.

Pastaj Gjuriq vazhdoi me deklaratat e prapambetura se ky veprim i Haradinajt bie ndesh me rezolutën 1244./Indeksonline/

the authorBurbuqe Metolli