Sport

Verratti akuzon Monacon

Mesfushori i Paris Saint-Germain ka drejtuar akuza në adresë të klubit të Monacos.

PSG ka arritur që të kualifikohet në finale të kupës së Francës, pas fitores së thellë prej 5:0 ndaj rezervistëve të Monacos.

Trajneri i skuadrës nga principata kishte vendosur që të luante me skuadrën e dytë, duke u përqendruar më shumë në luftën për titull dhe Ligën e Kampionëve dhe ky potez i tij nuk i ka pëlqyer Verrattit.

“Jam i lumtur që jemi kualifikuar në finale, por Monaco nuk tregoi respekt për Kupën e Francës. Nëse do të isha një prej tyre do të ndihesha i keq për atë që kanë bërë në këtë ndeshje”, ka thënë mesfushori italian në fund të takimit. PSG në finale do të ballafaqohet me skuadrën e Angers.