Aktuale

Versioni i policisë për rrahjen mes asamblistit të PSD-së me aktivistin e Vetëvendosjes

Një rrahje ka ndodhur dje në Suharekë, ku ishin të përfshirë një asamblist i PSD-së, Leonard Shala dhe një aktivist nga Vetëvendosje, Veton Shala.

Shala nga PSD-ja i ka thënë “Zëri.info” se gjithçka kishte nisur nga një koment në Facebook për t’u ‘konkretizuar’ me rrahje pas një ceremonie varrimi.

Ndërsa, Veton Shala nga Vetëvendosje ka thënë se kemi të bëjmë me një sulm fizik.

E për këtë e kanë dhënë versionin e tyre edhe nga Policia e Suharekës.

Komandanti i Stacionit të Policisë në Suharekë, Milazim Lumi ka thënë se ngjarja ka ndodhur mes dy qytetarëve me mbiemrin Shala, njëri prej të cilëve është këshilltar komunal.