ShowBiz

Vesa Luma se duron të ftohtit, temperaturat i duken -700 gradë

Temperatura e ftohta dhe mot me borë ka kapluar vendin tonë.

Dimri i vërtet ka ardhur gjatë muajit janar dhe ku pavarësisht nëse jeni adhurues i stinë së dimrit, temperaturat në minus shkaktojnë pakënaqësi dhe probleme për shumë kënd, shkruan Indeksonline.

Edhe këngëtarja Vesa Luma nuk duket të ketë shumë simpati për dimrin.

Ajo ka publikuar në ‘Instastory’ një fotografi ndërsa në mbishkrim ka shkruar ‘-700 gradë’.

Kujtojmë që Vesa pas rikthimit në Kosovë nga Zelanda e Re është në përgatitje të projekteve të reja./Indeksonline/