Aktuale

Veseli: E papranueshme shtyrja e vendimit për Haradinajn

Të papranueshme e ka konsideruar kryeparlamentari Kadri Veseli shtyrjen e vendimit të Gjykatës franceze për Ramush Haradinajn.

“Duhet t’u jepet fund njëherë e mirë fletarresteve të Serbisë ndaj ish-luftëtarëve tanë dhe të ndalën këto përpjekje të ulta për ta njollosur luftën e shqiptarëve për liri e pavarësi. Lajmi i shtyrjes së vendimit për ish-komandantin Ramush Haradinaj është një lajm i papranushëm për gjithë shqiptarët, të cilët janë të bindur në pastërtinë dhe fisnikërinë e luftës sonë çlirimtare”, ka shkruar Veseli në Facebook.

Ndryshe, Gjykata në Colmor të Francës ka vendosur që vendimin ndaj ish-kryeministrit të Kosovës ta japë më 6 prill.