Aktuale

Veseli: Marre është me mendu që dikush ka garanci nga Gjykata Speciale

Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli i ka replikuar fjalimit të Fatmir Limajt të NISMA’së lidhur me deklaratat se seanca e sotme për vlerat e UÇK ‘së është e vonuar.

Veseli është shprehur se kjo seancë është thirrur me kërkesën e deputetëve e në pajtueshmëri me Kushtetutën e vendit.

Veseli pa folur po ashtu edhe lidhur me atë se themelimi i Gjykatës Speciale në vend është bërë për të mos e dëmtuar më shumë vendin.

Kreu i PDK’së, është shprehur se edhe nëse dikush ndaj tij ka ndonjë dëshmi se ka kryer krime të luftës, lirshëm të dëshmoj për të.

“Kudo që janë shqiptarët mund të vin e të dëshmojnë për Kadri Veselin në Kuvend. Ndalni fyerjet në këtë Kuvend. Mos shani. Dy sende janë këtu: Tradita e Shqiptarit nuk është kjo”, ka thënë Veseli.

Ai është shprehur se seanca e sotme e thirrur nga deputetët është në pajtueshmëri me Kushtetutën e Kosovës.