Aktuale

Veseli: Një zonjë e guximshme, do t’i mungojë Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se vdekja e aktivistes së shquar për të drejtat e njeriut, Sevdije Ahmeti, është një lajm i dhimbshëm që ka prekur zemrat e të gjithëve.

Në një postim në Facebook, veseli ka shkruar se një zonjë e guximshme si Sevdije Ahmeti, do t’i mungojë Kosovës.

Postimi i Veseli:

Vdekja e aktivistes së shquar për të drejtat e njeriut, Sevdije Ahmeti, është një lajm i dhimbshëm që ka prekur zemrat e të gjithëve. Kontributi i saj i çmuar shumëvjeçar për lirinë e Kosovës, angazhimi i jashtëzakonshëm për mbrojtjen e grave dhe fëmijëve, si dhe dokumentimi që i bëri dhunës së pushtetit serb, do të mbetet pjesë e rëndësishme e historisë sonë. Një zonjë e guximshme si Sevdije Ahmeti, do t’i mungojë Kosovës. /KV