Aktuale

Veseli: Njerëzimi ka nevojë për vlerat që përfaqëson Bajrami

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh dhe Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli me rastin e festës së Kurban Bajramit ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës duke shprehur se kjo festë e shenjtë përfaqëson vlerat për të cilat gjithmonë kemi nevojë, humanizmin, solidaritetin dhe paqen mes njerëzve

“Të gjithë besimtarëve myslimanë të vendit tonë, urime festa e Kurban Bajramit. Mesazhi sublim i kësaj feste të shenjtë, përfaqëson vlerat për të cilat gjithmonë kemi nevojë, humanizmin, solidaritetin dhe paqen mes njerëzve.K.V” shkruan Veseli.