Aktuale

Veseli: Për kryetarin e partisë të ketë kundërkandidat, PDK nuk shtyhet për karriga

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka folur për procesin zgjedhor në këtë parti.

Ai ka bërë të ditur se organet drejtuese të partisë, Këshilli Drejtues, Këshilli i Përgjithshëm dhe Kryetari do të zgjidhen në vjeshtë.

Veseli nuk ka treguar nëse do të kandidojë edhe për një mandatë, por ka thënë se për kryetarin e partisë duhet të ketë kundërkandidatë . Ai ka thënë se kundërkandidati nuk duhet të jetë formal, dhe se në PDK nuk shtyhen për karriga.

“Është e domosdoshme që të ketë kundërkandidatë për kryetarë të partisë dhe ai mos të jetë formal, pasi në PDK nuk shtyhemi për karriga”, është shprehu Veseli në konferencën për media, transmeton lajmi.net.

Ai ka thënë se tani është duke u zhvilluar procesi zgjedhor në degët e rinisë, ku sipas tij ka pasur një interesim dhe seriozitet të madh.

Veseli ka thënë se PDK do tu japë hapësirë të rinjve./Lajmi.net/