Aktuale

Veseli: Përgëzojmë insitucionet e Turqisë për triumfin ndaj puçistëve

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se janë duke i ndjekur me shqetësim të thellë ngjarjet e mbrëmshme në Turqi.

Ai me anë të një postimi në Facebook, ka përgëzuar Kuvendin dhe institucioneve tjera të Turqisë për kthimin e rendit dhe ligjit.

Veseli ka shkruar po ashtu se institucioneve turke u ofrojnë konsideratë të lartë të miqësisë dhe bashkëpunimit ndërshtetëror.

“Me shqetësim të thellë kemi ndjekur ngjarjet në Turqi, ku dhjetëra qytetarë mbetën të vdekur dhe të plagosur. Përgëzojmë Kuvendin e madh popullor dhe institucionet e Republikës së Turqisë për kthimin e rendit dhe ligjit të cilat burojnë nga vota e popullit, duke ofruar konsideratën më të lartë të miqësisë dhe bashkëpunimit ndërshtetëror”, ka shkruar Veseli.