Aktuale

Veseli: Roli i gruas nuk duhet të jetë ai tradicional në familje

Kryeparlamentari Kadri Veseli në turin e tij të dëgjimit mori pjesë sot në Konferencën “Roli i Gruas në zhvillimin ekonomik”.

Veseli duke folur për fuqizimin e gruas konstatoi se roli gruas në shoqëri dhe ndërmarrësi nuk është alarmante por jo edhe e kënaqshme, sepse për barazinë gjinore ka ende vështirësi sidomos edhe në shumë raste të trashëgimisë në familje.

Mirëpo, Veseli tha se ky sistem mund të përmirësohet, sepse roli I gruas nuk duhet të jetë ai tradicional në familje. Për rolin e gruas në ndërmarrësi ai mori shembull zonjën Fahrije nga Krusha e cila në bashkëpunim me disa gra tjera të atij regjioni për çdo vit po rrisin kapacitetet e fabrikës për përpunimin e perimeve.

Për këtë temë ka folur edhe Arbena Shehu nga Oda e Noterëve të Kosovës, e cila tha se për rolin e gruas nuk ka barriera ligjore, por zakonore.

Ilirjana Jakaj nga Kosovo Women for Women tha se viteve të fundit ka përparime për të bërë biznes, por sipas saj, problemi më I madh I fuqizimit të gruas është në vendet rurale.

Ajo përmendi ndër vështirësitë tjera edhe qasjen në financa, ngase sipas saj normat e kredive janë tepër të larta /KP

the authorSamir Dalipi