Aktuale

Veseli, i shokuar nga sulmi në Londër

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka reaguar pas sulmit të dyshuar si terrorist, që ndodhi sot në Londër.

“Jam i shokuar nga sulmi terrorist në Londër. Jemi me ju me mendje dhe lutemi për viktimat dhe familjet e tyre”, ka shkruar Veseli në llogarinë e tij në Twitter.

Deri më tani katër janë konfirmuar të vrarë dhe disa janë lënduar rëndë në sulmin jashtë Parlamentit britanik, dhe në urën Westminster.