Aktuale

Veseli: Shugurimi i Katedrales, i dha sot vendit një ditë të veçantë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli thotë se Shugurimi i Katedrales në Prishtinë i dha sot vendit një ditë të veçantë.

Sipas Veselit, Kosova do të vazhdojë të jetë shtet shembull për tolerancën fetare dhe këtë vlerë duhet ta ruajmë si sytë e ballit.

“Shugurimi i Katedrales në Prishtinë, e cila mban emrin e Nënë Terezës – shqiptares së shenjtë që është simbol i paqes, dashurisë dhe mirësisë kudo në botë – i dha sot vendit një ditë të veçantë. Kosova do të vazhdojë të jetë shtet shembull për tolerancën fetare dhe këtë vlerë duhet ta ruajmë si sytë e ballit”, ka shkruar Veseli në Facebook.