Aktuale

Veseli takon kryeopozitarin Lulzim Basha

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, është pritur në Selinë e Partisë Demokratike të Shqipërisë nga kreu i kësaj partie, Lulzim Basha.

Kryeparlamentari Veseli dhe kryetari i PD-së, Basha, diskutuan për zhvillimet politike në Kosovë e Shqipëri, duke potencuar synimet e përbashkëta euro-integruese të të dyja vendeve.

Kryeparlamentari Veseli shprehu konsideratën e tij për kontributin e Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe të lidershipit të saj në arritjen e lirisë së Kosovës, si dhe në procesin e shtetkrijimit dhe shtetndërtimit të saj.

Kreu i opozitës, Lulzim Basha, ndërkaq, duke çmuar lart rolin e kryeparlamentarit Veseli në zhvillimet politike në Kosovë tha se Partia Demokratike mbështet rrugën integruese të Kosovës dhe do të vazhdojë dhënien e kontributit në të gjitha fushat.