Aktuale

Veseli uron që në sezonën vjeshtore të parlamentit të debatohet pa dhunë dhe bllokime

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se sezona vjeshtore e parlamentit ka filluar me seancën e sotme.

Veseli ka theksuar se ky sezon duhet të karakterizohet me debate dhe jo me dhunë e bllokime. Ai ka kërkuar që sezoni vjeshtor të jetë koha kur deputetët do të merren më shumë me debate e ligje që nxinisn zhvillimin ekonomik.

“Sot filluam sesionin vjeshtor parlamentar. Qytetarët presin nga deputetët që t’i përfaqësojnë përmes debatit e jo përmes dhunës dhe bllokimeve. Është koha që edhe dallimet politike të shpërfaqen përmes debatit në komisione parlamentare dhe në seanca plenare. Bashkëpunimi dhe konsensusi nuk kanë alternativë – asnjëherë. Në këtë sesion të ri parlamentar, uroj të kemi unitet dhe të merremi më shumë me debatin ekonomik dhe ligjet që nxisin zhvillimin ekonomik. Këtë e presin qytetarët nga ne. K.V”, ka shkruar Veseli në Facebook.