Aktuale

Vetaksident në Ferizaj, humb jetën një person

Një person ka ndërruar jetë në QKUK, pas lëndimeve të marra në një aksident trafiku në fshatin Varosh të Ferizajt.

Sipas Policisë, një person derisa ishte duke lëvizur me veturën me targa lokale duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës humb kontrollin mbi veturën del jashtë rrugës dhe rrokulliset.

“Si pasojë e aksidentit ngasësi dhe tre pasagjer dy meshkuj dhe një femër kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit dërgohen në Emergjencën e Ferizajt, e më pas njëri nga pasagjerët mashkull për shkak të lëndimeve të renda dërgohet në QKUK-Prishtinë, ku edhe ndërron jetë, vdekjen e të cilit e konstaton mjeku kujdestar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./KosovaPress/